Aksident i rëndë në Gjermani: Kamioni bie nga ura në autostradë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aksident i rëndë në Gjermani: Kamioni bie nga ura në autostradë

    Insajderi
    12 August 2025 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të martën pasdite në Gjermaninë Veriore, kur një kamion doli nga rruga dhe u përplas nga një urë mbi autostradën A24, në drejtim të Hamburgut.

    Sipas raportimeve nga Blick, shoferi i kamionit po udhëtonte nga Berlini në drejtim të Hamburgut, kur ndodhi aksidenti mbi urën që kalon mbi kanalin Elba-Lübeck. Policia njoftoi se në atë pjesë të rrugës kishte një kantier ndërtimi, i siguruar nga një furgon Sprinter dhe një rimorkio që i përkisnin departamentit të mirëmbajtjes së autostradës.

    Kamioni u përplas fillimisht me automjetin e mirëmbajtjes dhe më pas doli nga rruga në të djathtë, duke thyer kangjellat mbrojtëse të urës dhe duke përfunduar në një shteg ecjeje pranë kanalit Elba-Lübeck.

    Si pasojë e aksidentit, shoferi i kamionit dhe një punëtor i mirëmbajtjes që ndodhej në furgon u plagosën rëndë. Megjithatë, sipas autoriteteve, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe nuk janë në rrezik për jetën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark