Interi nuk e do më Asllanin, një tjetër klub i Serie A kërkon të transferojë mesfushorin - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Interi nuk e do më Asllanin, një tjetër klub i Serie A kërkon të transferojë mesfushorin

    Insajderi
    12 August 2025 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi mbetet e pasigurt, teksa merkatoja e verës po hyn në fazën e saj vendimtare.

    Pas refuzimit nga Real Betis dhe Sassuolo, një tjetër klub i Serie A ka bërë lëvizjen e radhës për mesfushorin shqiptar.

    Bëhet fjalë për Torinon, që sipas raportimeve nga Italia ka kontaktuar së fundmi për të marrë informacione mbi situatën e lojtarit. Granatat po kërkojnë të përforcojnë repartin e mesfushës për t’i dhënë më shumë opsione trajnerit Baroni, dhe Asllani shihet si një profil i përshtatshëm për projektin e tyre.

    23-vjeçari, i cili është pjesë e Interit prej verës së vitit 2022, ka pasur hapësira të kufizuara në formacionin e Simone Inzaghit, ndërsa me Chivun në stol, i është bërë e qartë që nuk është më pjesë e ideve të klubit.

    Torino ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, por sinjalet nga “Olimpico Grande Torino” tregojnë se interesimi është serioz, ndërsa merkatoja mbyllet më 31 gusht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark