Policia parandalon kontrabandën e 910 kilogramëve kërpudha në Karaqevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia parandalon kontrabandën e 910 kilogramëve kërpudha në Karaqevë

    Insajderi
    12 August 2025 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Muqivercë kanë parandaluar sot një tentim kontrabande me rreth 910 kilogramë kërpudha të freskëta të llojit shampinjon.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 11:45 në zonën kufitare të fshatit Karaqevë, ku policia ka ndaluar një furgon të bardhë me targa vendore, i cili drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

    Gjatë kontrollit të automjetit, është zbuluar sasia e konsiderueshme e kërpudhave që po transportohej në mënyrë të paligjshme. Me urdhër të prokurorit kujdestar, malli është sekuestruar dhe është dorëzuar në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark