Insajderi
Lajme

“Oj nane” Publikohen pamjet nga momenti kritik i të shtënave në Gjilan

Insajderi
12 August 2025 - 20:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Oj nane” Publikohen pamjet nga momenti kritik i të shtënave në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mediat lokale kanë publikuar pamje dramatike nga momenti i të shtënave me armë zjarri që ndodhën së fundi në qytetin e Gjilanit, ku si pasojë mbetën të vdekur tre persona dhe një tjetër po trajtohet në spital.

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë është Mefail Shkodra, i cili ndodhet ende në arrati. Ai po kërkohet nga policia së bashku me dy djemtë e tij, të cilët dyshohet se mund të jenë të përfshirë në rast.

Në pamjet e publikuara, dëgjohen të shtënat e armëve dhe shihet momenti kur një person bie në tokë i plagosur.

Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht mbi detajet e ngjarjes, se si nisi konflikti dhe identitetin e personave të përfshirë.

Më shumë informacion mund të ndiqni në videon më poshtë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark