Kjo është gjendja e familjeve të evakuuara nga Gramshi, zjarret ende vazhdojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja e familjeve të evakuuara nga Gramshi, zjarret ende vazhdojnë

    Insajderi
    12 August 2025 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku janë marrë masa për akomodimin e tyre.

    Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se po ashtu po bëhen gati hotelet e zonës për të akomoduar njerëzit e prekur.

    Tajar Bici, nënkryetar i Bashkisë Gramsh bëri me dije se kanë siguruar  120 shtretër nga konvikti dhe bizneset. Deri tanin janë 32 persona të regjistruar për t’u akomoduar në konvikt.

    Pop ashtu janë marrë masa për ushqime. Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit.

    Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat. Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.

    Kujtojmë se situata me zjarrin në disa fshatra të Gramshit është serioze, ndërsa një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark