Gruda: VV po ankohet ndaj Gjykatës pse “nuk po i lejon ende të bllokojnë Kuvendin” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruda: VV po ankohet ndaj Gjykatës pse “nuk po i lejon ende të bllokojnë Kuvendin”

    Insajderi
    12 August 2025 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, deklaroi në emisionin “RTK Prime” se pas muajve të tërë të bllokadës në Kuvendin e Kosovës, i gjithë debati ishte përqendruar rreth një argumenti: opozita ka thënë se nuk lejohet votimi i fshehtë, ndërsa pushteti ka insistuar se lejohet. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nuk lejohet votimi i fshehtë.

    “Unë mendoj se arsyeja pse Gjykata Kushtetuese po sulmohet nga pushteti, është se në prapavijë fshihet një pakënaqësi: ‘Pse nuk po na lejoni ende me blloku Kuvendin e Kosovës’”, tha Gruda.

    Sipas tij, e drejta mbetet në anën e Gjykatës, por problemi është se aktgjykimi u ka hequr nga dora pushtetarëve një mjet të rëndësishëm, “mjetin e bllokadës”.

    “Unë mendoj që nuk ka lexim të PDK-së apo të VV-së, ose të tjerëve; ka vetëm një lexim profesional që duhet t’i bëhet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne sot e kemi të plotë dispozitivin e aktgjykimit, me gjuhën e publikut, e kemi pjesën urdhëruese dhe ajo nuk do të ndryshojë në asnjë pikë, edhe kur të publikohet aktgjykimi i plotë. Ne jemi duke pritur vetëm pjesën e arsyetimit; ajo që mund të ndryshojë janë vetëm detajet teknike”, theksoi ndër të tjera Gruda.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark