Kujdes nga temperaturat e larta në Kosovë - ky është parashikimi për ditën e mërkurë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujdes nga temperaturat e larta në Kosovë – ky është parashikimi për ditën e mërkurë

    Insajderi
    13 August 2025 - 08:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë do të mbajë në vend ditën e mërkurë. Pasdite përreth zonave malore zhvillohen vransira të pakta lokale.

    Temperaturat minimale zbresin në 17C e 20C, derisa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 39C. Frynë erë verilindore mesatare 5-10m/s.

    Ditën e enjtë dhe të premtë kalojnë vransira kohëpaskohe, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë lokale shiu, megjithëse gjasat janë të ulëta. Temperaturat zbresin deri në 33C e 34C. Pas motit me më shumë intervale me diell ditën e shtunë, për të dielen parashihen zhvillime të rrebesheve pasditore në pjesë të vendit. Temperaturat me tendencë të rënies deri në 30C, ato maksimale, e minimalet në 13C e 14C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, kryesisht nga verilindja 5-10m/s, njofton Mendimi për Motin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark