Dy raste të përdorimit të armëve zjarri në Lipjan e Gllogoc - Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy raste të përdorimit të armëve zjarri në Lipjan e Gllogoc – Policia jep detaje

    Insajderi
    13 August 2025 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të veçanta që lidhen me posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve të zjarrit në Lipjan dhe Gllogoc.

    Në rastin e parë, të ndodhur më 29 maj 2025 në Lipjan, një grua kosovare është shoqëruar në stacionin policor pasi muaj më parë kishte publikuar një video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.

    Pistoleta është sekuestruar dhe, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar, ndërsa rasti po procedohet në mënyrë të rregullt.

    Ndërsa më 12 gusht 2025, në Gllogoc, policia ka konfiskuar një armë zjarri me një karikator që përmbante 27 fishekë nga një mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte shtënë gjatë një ahengu familjar.

    I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark