Shqipëria përfshihet nga zjarre masive, këto janë të dhënat e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria përfshihet nga zjarre masive, këto janë të dhënat e fundit

    Insajderi
    13 August 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria po përballet me një valë zjarresh masive, me 27 vatra ende aktive në të gjithë territorin, ndërsa 7 të tjera mbahen nën monitorim.

    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata më e rëndë paraqitet në jug të vendit, ku rreziku për banesa, infrastrukturë dhe zona të mbrojtura është i lartë.

    Zjarri i nisur në Finiq ka përfshirë qytetin e Delvinës, duke detyruar evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen nga ajri me avionë zjarrfikës nga Greqia, Çekia dhe Sllovakia. Flakët janë përhapur edhe në Sevaster, Mesaplik dhe Dropull, duke rrezikuar zona të banuara. Në ndihmë janë angazhuar forcat e emergjencës, ushtria dhe strukturat vendore nga disa bashki të jugut.

    Në qarkun e Beratit, zjarri është riaktivizuar në Rehovë dhe ka prekur Rezervatin “Balloll”, ndërsa në Poliçan dhe Mbrakull janë evakuuar banorët. Situatë kritike raportohet edhe në Dibër, Tiranë, Gjirokastër dhe Elbasan, ku në Gramsh është regjistruar një viktimë nga asfiksia.

    Ndërhyrje intensive po bëhen edhe në Shkodër, Fier, Kukës dhe Korçë, ku shumica e vatrave po mbahen nën kontroll.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark