Shoku i ngushtë i Albin Kurtit bëhet drejtor i ATK’së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoku i ngushtë i Albin Kurtit bëhet drejtor i ATK’së

    Insajderi
    13 August 2025 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njeriu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe shoku i kryeministrit Kurti, Mentor Hyseni është emëruar drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës.

    Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një deklarate në Facebook.

    “Pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni”.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar vazhdimisht për lidhjet e tij me partinë në pushtet dhe afërsinë me kryeministrin Kurti.

    Insajderi ka sjell edhe detaje se si Mentor Hyseni ishte i akuzuar dikur për deklarim të rrejshëm të pasurisë.

    Detajet mund t’i lexoni në këtë link:

    Hyseni ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e vitit 2019, por nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark