Aksident trafiku në Gjilan, lëndohen katër persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Gjilan, lëndohen katër persona

    Insajderi
    13 August 2025 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti në Bresalc të Gjilanit, të mërkurën rreth orës 16:30.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se aksidenti është raportuar rreth orës 16:30 dhe në të janë përfshirë dy automjete.

    “Me datën 13.08.2025 rreth orës 16:30, kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy automjete, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit, ku janë duke pranuar tretman mjekësor”, tha Osmani.

    Rrethanat e aksidentit po hetohen nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark