
Leutrim Ajeti ka shpallur kandidaturën për kryetar komune në Graçanicë në zgjedhjet lokale.
Ai do të garojë si pjesë e një liste të përbashkët shqiptare të quajtur “Aleanca Shqiptare”.
Ajeti tha se subjektet politike VV, LDK, PDK dhe AAK janë bashkuar në një listë të vetme, me qëllim të përfaqësimit më të fuqishëm dhe të bashkuar të shqiptarëve në këtë komunë.
“Me shumë kënaqësi ju njoftoj që bindjet tona partiake për këto zgjedhje kemi vendosur t’i lëmë anash dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një iniciativë që quhet, ALEANCA SHQIPTARE, prandaj bashkarisht me të gjitha partitë: VV, LDK, PDK dhe AAK do të garojmë në këto zgjedhje lokale me një listë. Përveç partive që kane deleguar anëtaret e tyre, pjesë e listës do të jenë edhe pjestarë e aktivistë me profile të ndryshme e me ndikim në Komunën tonë. Nga dhjetë kandidatë për Asamble Komunale, katër do jenë të gjinisë femërore.
Përveç listës së përbashkët shqiptare për Asamblenë Komunale, këto zgjedhje kandidojmë edhe për Kryetar të Komunës. Me kënaqësi të madhe e përgjegjësi të lartë ndihem skajshmërisht i priveligjuar që emri im është i përzgjedhur si kandidat për kryetar të Komunës, i listes së përbashkët shqiptare”, shkroi ai.