PSG fiton Superkupën e UEFA-së - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    PSG fiton Superkupën e UEFA-së

    Insajderi
    13 August 2025 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paris Saint-Germain e ka fituar Superkupën e UEFA-s, duke mposhtur Tottenhamin përmes penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.

    Fillimisht, skuadra londinez e nisi fuqishëm takimin, duke bërë presion mbi fituesin e Ligës së Kampionëve.

    PSG u kundërpërgjigj në disa raste, por u mungoi efikasiteti, duke u dukur i barabartë me Spurs në fushë.

    Por, me kalimin e minutave, skuadra franceze shtoi presionin, duke lënë më shumë hapësira në defanzivë.

    Andaj, aty Tottenhami i ndëshkoi, duke shënuar për 1-0 me anë të Micky van de Ven në minutën e 39-të.

    PSG u mundua që deri në përfundim të pjesës së parë të shënonte golin e barazimit, mirëpo nuk ia doli, duke shkuar në pushimin mes pjesëve në disavantazh.

    Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për Tottenhamin, duke shënuar golin e dytë qysh në minutën e 47-të me anë të Christian Romeros që realizoi me kokë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark