Shukri Buja kritikon gjendjen e tregut në Lipjan, zotohet se do ta ndërtoj një me standarde moderne - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja kritikon gjendjen e tregut në Lipjan, zotohet se do ta ndërtoj një me standarde moderne

    Insajderi
    14 August 2025 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shukri Buja, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka vizituar tregun e qytetit, ku ka ngritur shqetësime serioze për gjendjen aktuale të tij, të cilën e ka cilësuar si “alarmante”.

    Gjatë vizitës, Buja ka theksuar mungesën e tezgave funksionale, tualeteve publike, hapësirave të sigurta dhe infrastrukturës bazë, të cilat, sipas tij, janë të domosdoshme për mirëqenien e tregtarëve dhe qytetarëve.

    Postimi i tij i plotë:

    Mirëmëngjesi, Lipjan!

    Të hënën vizitova tregun e Lipjanit. Gjendja aktuale është alarmante: mungojnë tezgat, tualetet, hapësirat e sigurta, si dhe infrastruktura elementare për tregtarë dhe qytetarë.


    Zotohem se Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional, ku qytetarët do të furnizohen në kushte dinjitoze, ndërsa tregtarët do të punojnë të sigurt dhe të organizuar. Një hap drejt një qyteti më të zhvilluar dhe më të pastër!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark