KQZ certifikon nëntë subjekte, përfshirë edhe atë të Ramiz Lladrovcit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ certifikon nëntë subjekte, përfshirë edhe atë të Ramiz Lladrovcit

    Insajderi
    14 August 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mori vendime të veçanta për certifikimin e grupit të dytë me nëntë subjekte politike.

    Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 66 kandidatë, prej të cilëve 4 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 62 për anëtarë të kuvendeve komunale.

    Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar në këtë mbledhje (14 gusht 2025) është: Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin, Epoka e Hyjneshës në Prishtinë, Unioni i Blakçorve, Zëri i Drejtësisë si dhe kandidatët e pavarur për kryetar komune: Avdi Aliu, Ilir Pallqa, Jeton Abazaj, Kadri Hasani dhe Nedzmidin Sejdilar.

    Në mbledhjen e kaluar (12 gusht 2025), KQZ certifikoi grupin e parë prej 10 subjekteve politike (2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur) me gjithsej 64 kandidatë (5 kandidatë për kryetarë komune dhe 59 kandidatë për anëtarë të kuvendeve komunale).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark