Përforcimi i ri i Realit: Messi është më i miri në botë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Përforcimi i ri i Realit: Messi është më i miri në botë

    Insajderi
    14 August 2025 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vizitave mjekësore, Franco Mastantuono u bë edhe zyrtarisht futbollist i ri i Real Madridit.

    Ndërkohë, super-talenti argjentinas, i cili i mbushi pikërisht sot 18 vjet, foli në konferencë për shtyp për përshtypjet e para si madrilen, shkruan “Gazeta Expres”.

    Ndërkohë, ai nuk e fshehu admirimin për bashkëkombësin e tij, Lionel Messi, të cilin e konsideroi si më të mirin prej të gjithëve, përkundër faktit se u transferua në një klub që kishte rivalitet me legjendën argjentinase sa ishte pjesë e Barcelonës.

    “Messi. Nuk shoh të tjerë si ai. Unë jam nga Argjentina…”, u shpreh Mastantuono.

    Në të kaluarën lojtarët e Realit s’kanë guxuar të thoshin se Messi është më i miri, njëjtë siç s’kanë guxuar të thoshin ata të Barcelonës se Cristiano Ronaldo është më i miri.

    Por tash gjërat kanë ndryshuar pas largimit të dy legjendat nga këto dy klube.

    Ish-futbollisti i River Plates tha se ka ende shumë për të mësuar dhe premtoi se do të japë gjithçka për fanellën e bardhë.

    “Në fushë do ta keni një tifoz më shumë”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark