Gazetari Hamidi: VV në lidhje korruptive – miliona për “Mercom”, dhëndri kandidat për kryetar të Istogut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Hamidi: VV në lidhje korruptive – miliona për “Mercom”, dhëndri kandidat për kryetar të Istogut

    Insajderi
    14 August 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Lavdim Hamidi ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të kandiduar Astrit Bujupajn për kryetar të Komunës së Istogut.

    Ai ka thënë se Bujupaj është dhëndër i pronarit të kompanisë “Mercom”, e cila kohët e fundit është shpërblyer me kontrata multimilionëshe nga Qeveria Kurti.

    Hamidi e ka cilësuar këtë si “lidhje korruptive” të VV-së, ku, sipas tij, miliona euro për kompaninë “Mercom” shoqërohen me kandidimin e dhëndrit të pronarit për postin e kryetarit të Istogut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark