Jashari e lartëson Xhakën: U rritëm me të njëjtin mentalitet fitues dhe “zjarr” brenda vetes - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Jashari e lartëson Xhakën: U rritëm me të njëjtin mentalitet fitues dhe “zjarr” brenda vetes

    Insajderi
    14 August 2025 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardon Jashari u prezantua sot në konferencë për shtyp tek Milani, të cilit iu bashkua së fundmi.

    Ylli shqiptar ndër të tjera nga gazetarët u pyet edhe për Granit Xhakën, shkruan “Gazeta Express”.

    Ai u pyet nëse ndihet fitimtar dhe nëse shoku i tij Xhaka e kishte ndihmuar për ta fituar këtë mentalitet.

    “Xhaka e ka një karakter të fortë dhe është edhe lojtar i madh. Kam mësuar shumë nga ai. Ne jemi rritur njëjtë, ne e kemi këtë mentalitet fituesi, këtë vendosmëri dhe një zjarr brenda vetes. Ne gjithmonë japim gjithçka nga vetja, e kemi atë ‘grintën’ brenda. Kur jemi në fushën e futbollit, duam të fitojmë gjithmonë. Unë dua të kontribuoj dhe ta transmetoj ‘zjarrin’ tim tek ekipi. Shpesh, ekipi që i ka këto më shumë – fiton”, deklaroi 23 vjeçari.

    Njëjtë si futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, edhe Granit Xhaka ishte objektiv i Milanit në këtë verë, por në fund ai përfundoi në Sunderland pasi Kuqezinjtë nuk ishin në gjendje t’i përmbushnin kërkesat e Bayer Leverkusenit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark