OVL UÇK i shpreh BE-së shqetësimet për Gjykatën Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL UÇK i shpreh BE-së shqetësimet për Gjykatën Speciale

    Insajderi
    14 August 2025 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është pritur në takim nga Jarmo Helppikangas, shef i Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

    Kështu ka bërë të ditur OVL UÇK nga ku është shtuar se Helppikangas ka dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me Gjykatën Speciale.

    ”E falënderojmë z. Helppikangas për gatishmërinë për të na dëgjuar dhe kërkuam nga ai që këto shqetësime t’i përcjellë tek të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet mes tjerash në postim.

    Postimi:

    Sot, delegacioni i OVL UÇK-së u prit nga Z. Jarmo Helppikangas, Shef i Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, për të na dëgjuar shqetësimet tona lidhur me Gjykatën Speciale.

    E falënderojmë z. Helppikangas për gatishmërinë për të na dëgjuar dhe kërkuam nga ai që këto shqetësime t’i përcjellë tek të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

    Vlerësojmë rolin dhe kontributin e Bashkimit Evropian në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark