Takimi me Putin/ Trump: Ka 25 përqind mundësi që të mos jetë i suksesshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Takimi me Putin/ Trump: Ka 25 përqind mundësi që të mos jetë i suksesshëm

    Insajderi
    14 August 2025 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka “25 përqind shanse” që takimi i tij me Vladimir Putin të dështojë.

    “Ky takim përgatit takimin e dytë”, i tha ai Fox News Radio.

    “Takimi i dytë do të jetë shumë, shumë i rëndësishëm, sepse do të jetë një takim ku ata do të arrijnë një marrëveshje.”, shtoi ai.

    Trump tha se një takim i dytë – përfshirë Volodymyr Zelenskyy – do të përfshinte “dhënie e marrje” për kufijtë dhe tokën, megjithëse nuk dha hollësi.

    Ai i përshkroi bisedimet e nesërme me Putinin si “si një lojë shahu”.

    “Ka një shans prej 25% që ky takim të mos jetë një takim i suksesshëm”, tha ai.

    Nëse nuk përfundon mirë, Trump shtoi se është i hapur për të goditur Rusinë me sanksione të mëtejshme.

    “Do ta bëja, po… nëse nuk zgjidhet,” deklaroi presidenti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark