Fundjavë me diell e rrebeshe lokale, e hëna sjell freski dhe bubullima - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fundjavë me diell e rrebeshe lokale, e hëna sjell freski dhe bubullima

    Insajderi
    14 August 2025 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas meteorologut Mendim Rugova, e premtja do të karakterizohet nga më shumë vranësira me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

    Temperaturat do të mbeten të larta, por me një rënie të lehtë, duke arritur maksimalisht nga 31°C deri në 34°C, ndërsa minimalet do të luhaten nga 16°C deri në 20°C. Erërat do të fryjnë nga verilindja me shpejtësi 4-8 m/s.

    E shtuna pritet të sjellë më shumë intervale me diell, ndërsa pasdite në zonat malore mund të zhvillohen rrebeshe të izoluara shiu. Temperaturat do të rriten lehtë, duke arritur nga 32°C deri në 35°C.

    Të dielën dhe të hënën parashihen rrebeshe shiu dhe bubullima më të përhapura, kryesisht në orët e pasdites. Temperaturat maksimale do të zbresin ndjeshëm të hënën, duke arritur deri në 26°C. Nga e marta moti stabilizohet dhe temperaturat ngjiten sërish rreth 30°C, ndërsa minimalet do të bien deri në 12°C. Erërat do të vazhdojnë të jenë kryesisht verilindore, të lehta dhe mesatare, me shpejtësi 5-10 m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark