Shkuri Buja prezanton listën e PDK-së për Asamblenë e Lipjanit (Emrat) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkuri Buja prezanton listën e PDK-së për Asamblenë e Lipjanit (Emrat)

    Insajderi
    14 August 2025 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shkuri Buja, ka prezantuar zyrtarisht listën e partisë së tij për Asamblenë Komunale.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Buja tha se lista përbëhet nga profesionistë të spikatur dhe individë me integritet, që vijnë nga jeta publike dhe private, dhe janë të gatshëm të jenë zëri i qytetarëve në vendimmarrjen lokale.

    “Kam nderin dhe përgjegjësinë t’ju prezantoj listën fituese të PDK-së për Asamblenë Komunale të Lipjanit. Një ekip njerëzish të përkushtuar, profesionistë të spikatur nga fusha të ndryshme, që vijnë nga jeta publike dhe ajo private“.

    “Këta janë individë me integritet, vullnet dhe vizion, të gatshëm të jenë zëri juaj, zëri i qytetarëve, në zemër të vendimmarrjes lokale. Në këto zgjedhje, ju ftoj të mbështesni këtë ekip të besueshëm dhe energjik, që së bashku ta rikthejmë shpresën, besimin dhe zhvillimin që Lipjani e meriton!”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark