Fitim Brahimi ka denoncuar publikisht Hotelin “Grand Belushi”, duke pretenduar se pas rezervimit të një dhome familjare për një natë me çmimin 249 euro, iu dha një tjetër dhomë me arsyetimin se ato të rezervuarat ishin të zëna.
Ai gjithashtu është ankuar për higjienën dhe mungesën e gjërave elementare në dhomë.
Menaxhmenti i hotelit ka reaguar duke mohuar akuzat, duke sqaruar se Brahimi ka marrë pikërisht dhomën që kishte rezervuar dhe paguar – me pamje nga pjesa e pasme e hotelit.
Ata shtojnë se dhoma me pamje nga pjesa e përparme kushton 269 euro.
“z. Brahimi ka marrë pikërisht dhomën që ka rezervuar dhe paguar – një dhomë me pamje nga pjesa e pasme e hotelit, me çmimin 249 euro. Ata sqarojnë se dhoma me pamje nga pjesa e përparme kushton 269 euro dhe ky dallim në çmim u komunikohet qartë mysafirëve gjatë rezervimit dhe regjistrimit“, thuhet në reagim.
“Çdo rezervim ruhet në sistemin elektronik dhe nuk ka mundësi që t’i jepet mysafirit një dhomë tjetër nga ajo që ka paguar,” thuhet në reagim.
Sa i përket mungesës së peshqirëve, hoteli shprehet se edhe sikur të kishte ndodhur, problemi do të ishte zgjidhur menjëherë me një telefonatë në recepsion.