Djali i Thaçit në mbështetje të Sami Lushtakut për garën në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Thaçit në mbështetje të Sami Lushtakut për garën në Skenderaj

    Insajderi
    14 August 2025 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, është parë në një takim me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin.

    Lushtaku ndau disa fotografi ku përveç me Endritin, u pa edhe me persona të tjerë, të cilët tha se i kishte bashkëluftëtarë e miq.

    “Me Endrit Hashim Thaçin dhe me shumë bashkëluftëtarë e miq të tjerë”, shkroi Lushtaku.

    Pas mandatit të tij katërvjeçar si nënkryetar i komunës së Skenderajt, Lushtaku e ka marrë besimin e PDK-së që të jetë kandidat i kësaj partie në këtë komunë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark