Vjedhje e rëndë në Klinë – grabiten para dhe stoli ari me vlerë mbi 23 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje e rëndë në Klinë – grabiten para dhe stoli ari me vlerë mbi 23 mijë euro

    Insajderi
    15 August 2025 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Ali Berisha” në Klinë, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një qytetari kosovar.

    Sipas policisë, nga banesa janë marrë 4,000 franga zvicerane, 250 paund britanik, 50 kruna norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari me vlerë rreth 19,100 euro.

    Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori është njoftuar dhe hetimet për zbardhjen e rastit janë në vazhdim./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark