
Dhoma e Apelit pranë Gjykatës Speciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë, i cili ua mohoi lirimin e përkohshëm. Kjo kërkesë ishte bërë pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Prokuroria e Specializuar.
Më 13 maj 2025, Gjykata Themelore e kishte refuzuar kërkesën për lirim, duke vlerësuar se kushtet nuk ishin plotësuar. Treshja e ish-krerëve të UÇK-së e kishte apeluar këtë vendim dhe, në pritje të vendimit të Apelit, kishin hequr dorë përkohësisht nga e drejta për shqyrtim të rregullt dy-mujor të paraburgimit.
Ndërkohë, Hashim Thaçi nuk ka dorëzuar një kërkesë të ngjashme për lirim të përkohshëm, pasi ndaj tij është në zhvillim edhe një procedurë tjetër gjyqësore, që lidhet me akuzat për tentim-pengim të drejtësisë., raporton Klani, transmeton Insajderi.