Putin ndalet në një rajon të Rusisë gjatë rrugës për në Alaska, do t’i ketë “dy të premte” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin ndalet në një rajon të Rusisë gjatë rrugës për në Alaska, do t’i ketë “dy të premte”

    Insajderi
    15 August 2025 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Vladimir Putin ndaloi në rajonin lindor të Rusisë, Magadan, ndërsa ishte në rrugën e tij për në Alaska për samitin e tij me presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten.

    Putin është në qytetin e Magadanit për një “udhëtim të plotë rajonal”, i cili përfshin një vizitë në një uzinë industriale dhe një takim me guvernatorin e rajonit, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    “Qyteti është i rëndësishëm. Putini ka qenë atje shumë herë, madje edhe kur ishte kryeministër”, tha Peskov, sipas medias shtetërore TASS.

    Duhen rreth tetë orë për të fluturuar nga Moska në Magadan, dhe pastaj katër orë të tjera nga Magadani në Anchorage, Alaska, ku po mbahet samiti.

    Për shkak të zonave kohore që Putini po përshkon, presidenti rus në fakt ka dy të premte: një në Magadan dhe e dyta në Alaska.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark