Dua Lipa “i vë flakën” Ibizës, shfaq linjat perfekte duke bërë yoga në ujë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa “i vë flakën” Ibizës, shfaq linjat perfekte duke bërë yoga në ujë

    Insajderi
    15 August 2025 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli botëror i muzikës me origjinë shqiptare , Dua Lipa, ka ‘ngritur temperaturat’ në Ibiza me paraqitjen e saj të fundit mahnitëse gjatë pushimeve verore.

    Këngëtarja 29 vjeçare, është fotografuar duke shijuar një sesion relaksues joge në ujërat kristal të ishullit spanjoll, ndërsa ekspozonte fizikun e saj perfekt me bikini.

    Me barkun e sheshtë dhe trupin e tonifikuar në fokus, Dua u dallua për pozicionet e avancuara të jogës, përfshirë pozën Downward Facing Dog, një qëndrim mbi duar, dhe pozën Cobra, duke treguar forcën dhe fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm.

    Pas ushtrimeve, artistja e njohur u freskua me një dush të shpejtë në jahtin luksoz ku po pushon së bashku me një grup të ngushtë miqsh. E thjeshtë dhe natyrale, ajo la make-up-in anash dhe lejoi bukurinë e saj të natyrshme të shkëlqente, ndërsa flokët e zeza i kishte të lëshuara lirshëm.

    Dua shoqërohej nga i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, 35 vjeç, i cili gjithashtu tërhoqi vëmendjen me trupin e tij të tonifikuar dhe pamjen relaksuese me rroba banje të zeza. Çifti i sapo fejuar dukej më i dashuruar se kurrë, duke kaluar momente romantike nën diellin e nxehtë mesdhetar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark