85 vjeçari goditet për vdekje nga një kamion në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    85 vjeçari goditet për vdekje nga një kamion në Pejë

    Insajderi
    15 August 2025 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është goditur për vdekje nga një kamion sot në Pejë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës teksa shtoi se viktima është 85 vjeçar

    “Sot rreth orës 9:43, policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen Dardania. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe Emergjenca kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.

    Ai po ashtu konfirmoi se shoferi i kamionit është dorëzuar në polici.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark