Trazirat në Serbi, policia arreston edhe fëmijë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trazirat në Serbi, policia arreston edhe fëmijë

    Insajderi
    15 August 2025 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protestat masive që po zhvillohen prej ditësh në Serbi kanë hyrë në një fazë kritike, ku forcat policore janë kapur duke arrestuar edhe fëmijë në mesin e qindra protestuesve. 

    Në një video që është publikuar në rrjetet sociale shihet se si forcat policore gjatë ndërhyrjes me forcë për të shpërndarë turmat, vënë në pranga një fëmijë. 

    “Ky në këtë video është vetëm një fëmijë. Ky është fëmija ynë. Përgatituni për sonte. Përgjigjuni ndaj thirrjes së studentëve. Po ju presim — shihemi së shpejti”, thuhet krah videos së publikuar në platformën “X”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark