Ishin në kërkim - Policia në Gjilan arreston 21 persona të dënuar për vepra të rënda penale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishin në kërkim – Policia në Gjilan arreston 21 persona të dënuar për vepra të rënda penale

    Insajderi
    15 August 2025 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka arrestuar 21 persona në kuadër të planit operativ për ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave. Operacioni është realizuar gjatë periudhës 13 maj – 13 gusht 2025, përmes veprimeve të koordinuara në terren nga task-forca e formuar për këtë qëllim.

    Personat e arrestuar janë të dënuar me burgime nga 1 vit deri në 5 vite e 6 muaj për vepra të ndryshme penale, përfshirë:

    Vrasje në tentativë

    Trafikim me njerëz

    Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

    Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve

    Bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç

    Vjedhje të rënda dhe vepra të tjera penale

    Pas përfundimit të procedurave ligjore, të gjithë të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan vazhdon punën për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe do të ndërmarrë veprime të mëtejshme për arrestimin e personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gjykatave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark