Mbyllet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut në Glloboqicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut në Glloboqicë

    Insajderi
    15 August 2025 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoj se është mbyllur pika kufitare e Glloboqicës që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut për shkak të përhapjes së zjarreve.

    Kjo qendër tha se janë njoftuar nga pala maqedonase se zjarr i madh është afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë  dhe se për shkak të rrezikut është ndërmarrë masa.

    “Ju njoftojmë se rreth orës 15:40, nga pala Maqedone jemi njoftuar, që për shkak të zjarrit te madh që është afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë  dhe rrezikut nga zjarret, me urdhër  të Ministrisë së Punëve  të Brendshme dhe shtabit të krizave të Republikës së Maqedonisë Veriore është mbyllur kufiri RKS-RMV në PKK Glloboqicë”, thuhet në njoftim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark