Para takimit me Putin, Trump bisedë telefonike me Lukashenkon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Para takimit me Putin, Trump bisedë telefonike me Lukashenkon

    Insajderi
    15 August 2025 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me një nga aleatët më të rëndësishëm të Vladimir Putinit, Aleksandër Lukashenko, presidentin e Bjellorusisë, përpara samitit me udhëheqësin rus në Alaska.

    Trump u shpreh se diskutoi me Lukashenkon,ndërsa po udhëtonte drejt Anchorage për samitin.

    Ndër të tjera, Trump tha se e falenderoi Lukashenkon për lirimin e 16 të burgosurve dhe shtoi se pret me padurim të takohet me presidentin bjellorus në të ardhmen.

    “Pata një bisedë të mrekullueshme me Presidentin shumë të respektuar të Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko. Qëllimi i telefonatës ishte ta falënderoja për lirimin e 16 të burgosurve. Po diskutojmë gjithashtu lirimin e 1,300 të burgosurve të tjerë.

    Biseda jonë ishte shumë e mirë. Diskutuam shumë tema, përfshirë vizitën e Presidentit Putin në Alaska. Pres me padurim të takohem me Presidentin Lukashenko në të ardhmen. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkruan Trump në Truth Social.

    Lukashenko është një aleat i ngushtë i Putinit dhe ata janë afruar më shumë gjatë luftës në Ukrainë. Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës në vitin 2022 u nis pjesërisht nga territori bjellorus dhe Putini ka vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark