Hapet aplikimi për subvencionim të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet aplikimi për subvencionim të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore

    Insajderi
    15 August 2025 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njoftoj se nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

    MASHTI ka bërë me dije se me këtë rast do të ndahen të holla për nxënësit, teksa procesi i aplikimit këtë vit do të jetë më i lehtë.

    “Për vitin shkollor 2025/2026, do të ndahen:

    80 € për nxënësit nga klasa I deri në klasën V, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;

    80 € për nxënësit nga klasa VI deri në klasën IX, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore. Tekstet shkollore për nivelin VI-IX , sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016 për pajisjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, do të përdoren nga gjenerata e kaluar, siç është praktikuar edhe vitin e kaluar.

    Procesi i aplikimit këtë vit do të jetë shumë më i lehtë, pasi llogaritë bankare të prindërve janë aktive nga vitet paraprake. Ashtu si në dy vitet e kaluara, mjetet financiare do të transferohen në xhirollogaritë bankare të prindërve.

    Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar me kohë dhe çdo aplikim do të verifikohet nga shkolla përkatëse përpara transferimit të mjeteve.

    MASHTI uron një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm për të gjithë nxënësit!”, thuhet në njoftim të Ministrisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark