Qeveria miraton kërkesën për huamarrje të RTK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton kërkesën për huamarrje të RTK-së

    Insajderi
    15 August 2025 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime e ndër to edhe aprovimin e kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje pas situatës financiare ku punëtorët kanë mbetur pa paga.

    Qeveria tha se ka “miratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radio Televizionit të Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik”.

    Më herët, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, i kishte njoftuar punëtorët e transmetuesit publik për gjendjen e rëndë financiare, ndërkohë që ka bërë të ditur se menaxhmenti i RTK-së i është drejtuar Ministrisë së Financave për një kredi, me qëllim tejkalimin e situatës financiare, teksa shpreson se shumë shpejt ajo do të realizohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark