Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

    Insajderi
    15 August 2025 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike.

    Aty ka marrë disa vendime e ndër to edhe aprovimin e kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje pas situatës financiare ku punëtorët kanë mbetur pa paga.

    Të gjitha vendimet e qeverisë në detyrë:

    –         Miratuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës së veriut për ndarje të mjeteve financiare në shumë prej 24,236.29 euro dhe shtim të dhjetë (10) pozitave të reja në Komunën e Mitrovicës së veriut;

    –         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 2,300,000 euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë  së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për përkrahjen financiare të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese;

    –         Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumë prej 489,932.72 euro të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore PRN046 “FAN Zahir Pajaziti”;

    –         Miratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radio Televizionit të Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark