Vajza e Joe Biden “hakmerret” publikisht ndaj bashkëshortit, publikon foton e tij me të dashurën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vajza e Joe Biden “hakmerret” publikisht ndaj bashkëshortit, publikon foton e tij me të dashurën

    Insajderi
    15 August 2025 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vajza e ish-presidentit amerikan Joe Biden, Ashley Biden, përmes rrjeteve sociale akuzoi publikisht bashkëshortin e saj, mjekun Howard Krein, për një lidhje jashtëmartesore vetëm një ditë para se të paraqiste kërkesë për divorc pas 13 vitesh martesë.

    Në InstaStory, ajo postoi një foto të çiftit nga prapa, ndërsa ecnin në trotuar të kapur për dore.

    “Burri im dhe e dashura e tij të kapur për dore”, dhe zgjodhi këngën “Another” të Notorious BIG dhe Lil’ Kim, e cila flet për tradhtinë, si muzikë në sfond.

    Një ditë më vonë, Ashley, 44 vjeçare, një punonjëse sociale dhe vajza e Jill Biden, paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc në Filadelfia. Ashley Biden dhe Howard Krein u martuan në qershor të vitit 2012.

    Ata filluan të dilnin në vitin 2010 pasi u njohën nëpërmjet vëllait të saj, Beau Biden. Dyshja u fejuan në tetor të vitit 2011. Krein i propozoi martesë gjatë një perëndimi dielli në Kaliforni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark