Trump dhe Putin shtrëngojnë duart - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump dhe Putin shtrëngojnë duart

    Insajderi
    15 August 2025 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

    Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës, shkruan Sky News.

    Trump, i buzëqeshur e duartrokiti presidentin rus ndërsa ky i afrohej në qilimin e kuq.

    Trump dhe Putin do të diskutojnë mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.

    Para se të nisej nga Uashingtoni në Alaskë, Trump u ka thënë gazetarëve se shpreson që do të ketë rezultat.

    Para këtij takimi, dy liderët kanë biseduar të paktën pesë herë përmes telefonit, prej kur Trump e ka marrë mandatin në janar të këtij viti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark