78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në këtë komunë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në këtë komunë

    Insajderi
    15 August 2025 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të premten janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri në vend.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se 17 vatra vazhdojnë të jenë ende aktive, ndërsa 61 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

    “Situata më e rënduar është paraqitur në Komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarri mbetet aktiv por është nën kontroll. Kjo vatër është vizituar sot nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, i cili ka parë nga afër veprimet e ndërmarra në terren”, thuhet në njoftim.

    AME shpreh mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë e Kosovës, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark