
Policia ka njoftuar se zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Mitrovicë Jugu, kanë hartuar dhe zbatuar planin operativ “Lavazhi’, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi në cilësi të provave materiale: 19 qese me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë pesha 184.8 gr, 25 qese me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë pesha 85 gr, njëmijë e tetëdhjetë euro para të gatshme, dy peshore digjitale, tri automjete, tre telefona dhe dëshmi tjera relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale.
Si të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ janë arrestuar tre të dyshuar (njëri nga ta i mitur).
Me aktvendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, gjegjësisht 24 orë./insajderi.org/