Insajderi
Botë

Trump thotë se ka progres të madh drejt marrëveshjes, por thekson se “ende s’jemi aty

Insajderi
16 August 2025 - 08:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump thotë se ka progres të madh drejt marrëveshjes, por thekson se “ende s’jemi aty
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti Donald Trump ka thënë se ai dhe Presidenti rus Vladimir Putin “kanë bërë disa përparime” dhe “përparim të madh” në takimin e tyre dypalësh.

Megjithatë, shtoi ai, “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”, raporton CNN.

“Do të telefonoj NATO-n pas pak. Do të telefonoj njerëzit e ndryshëm që mendoj se janë të përshtatshëm. Dhe, sigurisht, do të telefonoj Presidentin [Volodymyr] Zelensky dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm. Në fund të fundit, varet prej tyre”, tha Trump.

“Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, por Trump tha, “Nuk arritëm atje, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje”.

Trump dhe Putin nuk pranuan pyetje në konferencën për shtyp pas deklaratave të tyre.

Presidenti Putin nuk dha komente dhe foli për rreth tetë minuta. Në krahasim, Trump, i cili nuk është veçanërisht i shkurtër, foli vetëm për rreth tre minuta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark