Insajderi
Botë

“Herën tjetër në …”, konferenca e Trumpit dhe Putinit mbyllet me nj ‘surprizë’

Insajderi
16 August 2025 - 08:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Herën tjetër në …”, konferenca e Trumpit dhe Putinit mbyllet me nj ‘surprizë’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Konferenca e shkurtër për shtyp e Trumpit dhe Putinit përfundoi pa u përballur me pyetjet e gazetarëve nga udhëheqësit.

Në vend të kësaj, Trump i drejtohet Putinit dhe e falënderon përsëri, shkruan skynews.

“Do të flasim me ju shumë shpejt dhe ndoshta do të shihemi përsëri shumë shpejt”, i thotë ai presidentit rus.

“Herën tjetër në Moskë”, i përgjigjet Putin.

Trump tha se do të kritikohet pak për këtë, por mund ta shoh të mundshme.

Ndryshe, presidenti amerikan tha se do të telefonojë NATO-n dhe Volodymyr Zelenskyn për t’i “treguar atij për takimin e sotëm”.

“Do të filloj të bëj disa telefonata dhe do t’u tregoj atyre se çfarë ndodhi”, shtoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark