
Pas takimit me Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump foli në një intervistë për Fox News, duke i bërë thirrje Ukrainës që të bëjë një marrëveshje.
Kreu i shtëpisë së bardhë tha se Kievi duhet të bjerë dakord, pasi Rusia, është një fuqi më e madhe.
“Duhet të bëni një marrëveshje. Rusia është një fuqi shumë e madhe, dhe Ukraina nuk është. Ukraina duhet të bjerë dakord, Presidenti Zelenskyy duhet të bjerë dakord. Tani është me të vërtetë në dorë të Presidentit Zelensky ta përfundojë”
Më tej Trump theksoi se kjo është një luftë e tmerrshme, ku të dyja palët po humbasin shumë. Ai theksoi se nëse konflikti përfundon, kjo do të jetë një arritje e madhe për palët.
Presidenti amerikan tha per Fox News se u ngrit edhe mundësia që Ukraina t’i lëshojë territore Rusisë dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Sipas tij, këto janë pika që u negociuan dhe për të cilat kryesisht u ra dakord. Trump e cilësoi takimin e Putin të nrgohtë.
Ndërkohë sipas medias ameirkane Axios, Trump i tha homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se ai nuk preferon thjesht një armëpushim, por një fund të luftës.
Trump mësohet t’u ketë thënë Zelenskyt dhe liderëve europianë se një marrëveshje e shpejtë paqeje është më mirë se armëpushimi.