Vserlo deklarohet për herë të parë për identitetin e tij seksual: Kam qejf të eksperimentoj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Vserlo deklarohet për herë të parë për identitetin e tij seksual: Kam qejf të eksperimentoj

    Insajderi
    16 August 2025 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Vserlo, ka dhënë së fundmi një intervistë.

    Vserlo është shprehur se komentet që e kanë acaruar më shumë kanë lidhje me paraqitjen e tij, me veshjet që zgjedh të eksperimentojë.

    Pjesë nga intervista:

    A ka realisht një koment që të ka prekur?

    Fakti që unë zgjedh të guxoj si në veshje ashtu dhe në look apo në shumë gjëra, apo dhe në fjalë të teksteve të mia, apo edhe të fotove të mia në “Instagram”, veshja e crop top-ve që janë të blera dhe të prodhuara për meshkuj, njëjtë dhe me tangat që kisha veshur për të plotësuar outfit-in, janë marrë sikur unë dua të ndryshoj gjininë. Jo. Identiteti im gjinor është mashkull, kam lindur mashkull, vazhdoj të jem dhe do jem për aq kohë sa të futem tek ajo gjëja që mbyllet dhe i hidhet dhe sipër. E kjo më ka acaruar. Pse duhet të jenë kaq injorantë dhe të mbytur në atë mendësinë e vet, e të mos hapin pak horizont dhe të kuptojnë që njeriu eksperimenton dhe provon të veshi dicka që i shkon me trupin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark