
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar dje panairin e prodhimeve vendore, ku prodhues lokalë prezantuan produkte bujqësore, ushqimore, veshje tradicionale dhe artikuj të tjerë të punuar me mjeshtëri.
Në një postim në rrjete sociale, Buja u shpreh i impresionuar me punën e prodhuesve vendorë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së tyre në mandatin e ardhshëm.
Ai premtoi se promovimi i prodhimeve lokale do të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, me theks të veçantë te bizneset në pronësi të grave dhe të rinjve.
Ky është postimi i tij i plotë
Mirëmëngjesi, Lipjan!
Dje e vizitova panairin e prodhimeve vendore, ku prodhuesit tanë prezantuan produktet bujqësore, ushqimore, veshje tradicionale e shumë të tjera.
Në mandatin e ardhshëm, prodhimet vendore do të promovohen rregullisht, me fokus të veçantë tek bizneset në pronësi të grave dhe të rinjve, përmes subvencioneve, krijimit të një mjedisi të favorshëm për rritjen e prodhimeve, si dhe lehtësimit të plasimit të tyre në treg.