Vajzë raporton dhunim dhe sulm fizik nga ish i dashuri në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajzë raporton dhunim dhe sulm fizik nga ish i dashuri në Prishtinë

    Insajderi
    17 August 2025 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga ish-i dashuri i saj në orët e hershme të mëngjesit të 16 gushtit, në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Dhunim dhe dhunë në familje” dhe ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Viktima, shtetase e Kosovës, është dërguar për ekzaminim mjekësor me urdhër të prokurorit të rastit, ndërsa njësitë përkatëse janë duke u marrë me hetimin e mëtejshëm.

    Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me të dyshuarin apo gjendjen shëndetësore të viktimës, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark