Arrestohen dy 17-vjeçarë në Prishtinë, kapen duke vjedhur natën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy 17-vjeçarë në Prishtinë, kapen duke vjedhur natën

    Insajderi
    17 August 2025 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të rinj, të dy 17 vjeç, u arrestuan sot rreth orës 03:00, pasi dyshohe se kryen një grabitje në rrugën “Isa Kasrtrati” në Prishtinë.

    Policia njoftoi se E.L. dhe L.G. u arrestuan pasi disa njësi policore në kryeqytet reaguan shpejt.

    “Sot rreth orës 03:00, është pranuar informata për një grabitje të kryer në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Njësitë policore të kryeqytetit janë angazhuar menjëherë dhe pas reagimit të shpejtë nga njësitë e stacionit Veriu është arritur arrestimi i të dyshuarve: E.L, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. L.G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Të dyshuarit u dërguan në mbajtje, ndërsa policia thotë se “hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark