Rohde: Dërgojeni draftin në Kushtetuese, jam i bindur që Kosova do të hyjë në KiE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde: Dërgojeni draftin në Kushtetuese, jam i bindur që Kosova do të hyjë në KiE

    Insajderi
    17 August 2025 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka humbur këtë vit mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

    Në një intervistë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai theksoi se institucionet e Kosovës do të duhej ta kishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një hap kyç drejt anëtarësimit në këtë organizatë evropiane.

    Rohde u shpreh se dërgimi i draftit për shqyrtim në Kushtetuese do të ishte një hap i parë i nevojshëm për të ecur përpara në këtë proces, për të cilin ai mbetet optimist.

    “E kemi thënë: sapo të bëhet ky hap i parë, duke ia dërguar gjykatës suaj (Gjykatës Kushtetuese) për shqyrtim, ne 100 për qind do të respektojmë vendimin e Gjykatës. Ne do të kemi një takim të jashtëzakonshëm në Këshillin e Evropës dhe do të shtyjmë për anëtarësim, dhe jam i bindur se Kosova do të kalojë,” u shpreh Rohde.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark