Vjehrra rreh nusen në Korçë, pajiset me urdhër mbrojtje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjehrra rreh nusen në Korçë, pajiset me urdhër mbrojtje

    Insajderi
    17 August 2025 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel.

    Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtje.

    “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 37 vjeç, D. C., 29 vjeç, banues në Pogradec, dhe L. A., 44 vjeç, banues në Devoll, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

    Sherbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetsin K. P. 41 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur si dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar.

    Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
    -V. L., dhe L. B., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje;
    -L. M., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës një 37-vjeçar;
    -M. H., 57 vjeç, banues në Kamenicë, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me një armë gjahu që posedonte me leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
    -M. J., 60 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. G., 63 vjeç, banues në Leskovik, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 46-vjeçare.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. Xh., 57 vjeç, dhe Xh. B. 66 vjeç, banues në Zvirinë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi 57-vjeçari i ka marrë 3 kafshë(samari), 66-vjeçarit, të cilit i kishin dëmtuar një sipërfaqe toke të mbjellë me bimësi.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. B., 37 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur një paisje elektronike një 61-vjeçari.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan
    materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. A., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për një periudhë prej 2 muajsh ka vjedhur një shumë lekësh, në biznesin ku ishte e punësuar.

    Materialet proceduariale iu Referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë. /tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark