Policia shpëton një turiste çeke të bllokuar në një zonë të thepisur në Himarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Policia shpëton një turiste çeke të bllokuar në një zonë të thepisur në Himarë

    Insajderi
    17 August 2025 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një turiste çeke ka shpëtuar pas një aksioni të shpejtë të Policisë së Himarës dhe asaj Kufitare, pasi kishte mbetur e bllokuar në një zonë shkëmbore të rrezikshme në vendin e quajtur “Filikurë”.

    Turistja ishte rrëzuar gjatë zbritjes me litar në një terren të thepisur dhe kishte kërkuar ndihmë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat policore u nisën drejt vendngjarjes dhe arritën ta lokalizojnë dhe ta ndihmojnë në kohë.

    Ajo u transportua me mjet lundrues drejt portit të Himarës dhe më pas në qendrën shëndetësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark